Milano, 10 prill NOA - Inter është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Carlitos Tevez. Prezenca e argjentinasit në Milano ka përhapur zërat për një transferim të mundshëm të tijin në fund të sezonit tek zikaltërit.
Tevez ka qenë gjithmonë i pari në listë në dëshirat e presidentit të Interit Massimo Moratti, ku me sa bëhet e ditur ditën e enjte në mbrëmje mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve zikaltër është zhvilluar një takim në lidhje me këtë transferim i cili është trajtuar në bazën e 45 milionë eurove.
Në rast të një përfundimi të suksesshëm të këtij transferimi, Inter mund të lërë të lirë sulmuesin e saj Samuel Eto’o, ku menjëherë në dijeni të këtij lajmi është hedhur në sulm skuadra spanjolle e Real Madrid.
r.b/NOA