English

Italia kërkon solidaritet nga BE për refugjatët

Romë, 10 prill, NOA - Kryeministri italian Silvio Berlusconi u bëri sërish thirrje partnerëve në BE, që përballë valës së refugjatëve të tregojnë solidaritet me vendin e tij.

Duhet të ketë një zgjidhje evropiane, sepse nuk bëhet fjalë për një problem italian po evropian, tha Berlusconi gjatë një vizite në ishullin Lampeduza, vendin kryesor të hyrjes së refugjatëve nga Afrika Veriore.

Që prej rrëzimit të presidentit tunizian Zine El Abidine Ben Ali në janar sipas të dhënave të qeverisë në Romë në Itali kanë mbërritur rreth 25.000 refugjatë.

NOE/VE

KOMENTE