Fier, 10 prill 2011, NOA-(Update) Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ndal në Fier për të prezantuar kandidatin e maxhorancës për bashkinë e qytetit Ilir Bele, si dhe kandidatët për këshilltarë të LSI-së.
“Ne ecim drejt 8 majit me bindjen e plotë se të gjithë qytetarët shqiptarë në Tiranë e në Fier dhe kudo në të gjithë Shqipërinë janë të qartë se zgjedhjet e 8 majit janë në radhë të parë për to. Edhe në Fier janë për ta. Dhe jam shumë dakord me kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, nuk duhet të punojë më Fierin për kryetarin Bashkisë, por duhet të punojë kryetari i ardhshëm i Bashkisë për Fierin”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.
Sipas kreut të LSI-së, Fieri është qyteti i mundësive të mëdha ekonomike dhe për këtë arsye, Ilir Bele duhet të jetë në krye të bashkisë, pasi këtij qyteti i duhet një kryetar në shërbim të qytetarëve.
Më tej Meta u kërkoi kandidatëve për këshilltar bashkiakë që të punojnë në mënyrë që të rrisin në mënyrë të fuqishme përfaqësimin e LSI në të gjitha këshillat bashkiake dhe të komunave, për tu përfaqësuar sa më mirë interesat e komunitetit.
Kreu i LSI-së shtoi se, qytetarët në 8 maj do votojnë për veprat jo për demagogjitë, pasi punësimi do të jetë kryefjala dhe angazhimi i kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin”.
Ai u kërkoi qytetarëve Fierakë që tu japin përkrahje përfaqësuesve të koalicionit, pasi Meta shprehu bindjen se në 8 maj një ndryshim shumë i madh do të ndodhë edhe në Fier, pasi shtoi ai, ky ndryshim do t’i ndihmojë qytetarët e Fierit të jenë më të bashkuar për të ardhmen e tyre.
Lista e LSI-së për qarkun e FIER-it
30- Bashkia Lunshnje- Albert SANXHAKU
31 - Komuna Frakull- Enver TROKA
32- Komuna Libofsha- Nikolla ZAKA
33- Komuna Portëz- Artur BOGDANI
34- Komuna Topoj- Sotir ZARKA
35- Kmonua Greshicë- Baftiar BAKIU
36- Komuna Kutë- Gentian DERVISHAJ
37- Komuna Gradisht- Maksim CAULI
38- Komuna Golem- Refit ÇELA
39- Komuna Tërbuf- Astrit DERVISHI
40- Komuna Kurjan- Hamza TORO
a.y/NOA