Fier, 10 prill, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi sot nga qyteti i Fierit, se në 8 maj qytetarët do të zgjedhin mes alternativave më të mira të politikës. Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie të mazhorancës, Ilir Bele, Meta akuzoi dhe kryesocialistin Edi Rama.
“Më 8 maj do të votohen veprat dhe jo demagogjitë e Ramës”, tha Meta. Ai u ndal edhe në projektin e mazhorancës dhe kandidatëve të saj. Kreu i LSI-së ka theksuar se kandidatët e mazhorancës kanë projekt të qartë dhe baza e tyre është punësimi.
a.k./NOA