Prishtinë, 10 prill 2011, NOA- Ish-kryetari i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli pas largimit nga posti i kreut të shtetit duket se do të marrë sërish drejtimin e partisë.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës Kosova e re, Ibrahim Makolli është shprehur se ekziston mundësia për një hap të tillë.
“Këshilli Drejtues e ka këtë të drejtë që ta rikthejë Pacollin në krye të partisë”, ka thënë Makolli, duke shtuar më tej se, partia i ka përfunduar përgatitjet për Kuvendin e Jashtëzakonshëm për t’u mbajtur nga fundi i javës së ardhshme.
a.y/NOA