Tiranë, 10 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i kontinentit do të kushtëzojë në vendin tonë mot të kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës. Vranësira më të dendura do të ketë në zonat Veriore të Shqipërisë të cilat do të gjenerojnë shira me intensitet të ulët.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa vranësira të dendura dhe shira të dobët do të ketë në zonat malore veriore.
Gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 3 gradë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, kjo për shkak të masave ajrore nga veriperëndimi i Europës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim veriperëndimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë 3 ballë.
Europa
Europa veriore dhe ishujt Britanikë do të dominohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu dhe dëbore, herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere sidomos në Suedi dhe Finland ku reshjet do të jenë intensive. Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu do të ketë në Verilindje të kontinentit, por me intensitet më të dobët Europa Qendrore do të ketë probleme me mjegullën e dendur në orët e para të ditës, ndërsa Europa Jugperëndimore, Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani do të mbeten me kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominues gjatë gjithë ditës.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Finlanda dhe Suedia rrezikohen nga dëbora e dendur dhe stuhitë e erës
- Ishujt Britanikë alarmojnë reshje shiu dhe stuhi ere
- Spanja alarmon për erë të fortë dhe dallgë të larta
a.y/NOA