English

Pasqyra e Shtypit, 10 prill 2011

Tiranë, 10 prill, NOA – Gazetat e sotme kanë si argument kryesor zhvillimet e fushatës elektoral dhe qëndrimet e kandidatëve. Një vend të rëndësishëm i kushtojnë dhe përgatitjes së zgjedhjeve dhe procedurave të ndjekura nga Ministria e Brendshme për kartat e votuesve.

Gazeta “Panorama” ka si artikull kryesor, “Ulet mjekësia, universitetet kuotat e pranishmit sipas degëve”, i cili flet për vendimin e qeverisë në lidhje me numrin e studentëve që do të ndjekin gjatë këtij vitit të rinjtë.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Erion Veliaj dhe Arjola Xoxe paguajnë 200 mijë euro për vilë në Mullet, zbulohet kontrata”, “Vrasësi i pastiçierit në Vlorë: Doja të më kërkonte falje”.

Gazeta “Shekulli” hapet me titullin “Dosjet, rasti Kongoli”, i cili flet për shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli dhe vetdenoncimin që ai bëri si pjesë e një procesi politik gjatë viteve të komunizmit.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rrëfimi i okulistit Iv Poliken: Kokë më kokë më Enver Hoxhën”, “Raporti, rritet çmimi i arit, Shqipëria fiton 5 miliardë lekë”, “Zogaj: Pse s;jam dakord me Mustafa Nanon për shtetësinë holandezë të gruas së Bashës”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Hiqen nga lista 100-vjeçarët”, i cili flet për publikimin e listës së zgjedhësve dhe pastrimin që i është bërë nga Ministria e Brendshme.

Disa tituj të tjerë, të faqes së parë të kësaj gazete janë; “Shtohet numri i policëve të korruptuar”, “Një në sy shqiptarë ka llogari bankare”, “Rama: Tramvaj për Tiranën sapo të ikë Saliu”.

Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor; “Betonizimi i “Dinamos”, Basha firmosi projektin, tani premton sporte”, i cili sjell në vëmendje faktin se kandidati i PD-së, gjatë kohës që ishte ministër i transporteve ka firmosur për ndërtimin e objekteve në zonën sportive.

Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Zef Brozi: 21 janari, prokuroria të marrë të pandehur Sali Berishën”, “Ekspertët e BB: mënyra e përpunimit të plehrave, skandaloze”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor; “Raporti i BE: Shqipëria e para në europë për rritje ekonomike”, i cili pasqyron një raport të Komisionit euriopian në lidhje me ekonomitë më të zhvilluara në kontinent.

Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Rama, në pension politik të parakohshëm”, “Veliaj e Xoxe me vilë 200 mijë euro të blerë në 2010”, “Basha: Tirana, në vend të betonit, terrene sportive”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL , 10 Prill 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

a.k.NOA

KOMENTE