English

Përplasja për flamujt, militantët socialist rrahin 2 vëllezër

Tiranë, 10 prill 2011, NOA- Dy persona janë rrahur rëndë nga ana e militantëve të Partisë Socialiste lidhur me vendosjen e flamujve në Kashar të kryeqytetit.

Kanë qenë dhjetë persona ata që kanë sulmuar dy të dëmtuarit, për të cilët mësohet se janë vëllezër.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë, pasi kanë pësuar fraktura të shumta në trup dhe kryesisht në kokë.

Sipas të dhënave paraprake bëhet e ditur se identitetet e vëllezërve janë Genci e Fatjon Kamberi.

Pavarësisht se flitet për dhjetë agresorë vetëm njëri prej tyre është shoqëruar nga policia.

Ndërkaq pritet që uniformat blu të sqarojnë më vonë detajet e këtij incidenti, i cili mendohet të ketë pasur si shkak motive banale.

a.y/NOA

KOMENTE