Pekin, 10 Prill NOA - Një ampulë plastike me një gisht ujë dhe një peshk i kuq që noton brenda saj. Mund të mendohet gjithçka, por jo një varëse çelësash.
Megjithatë bëhet fjalë pikërisht për një të tillë.
Që kinezët nuk janë të njohur për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve tashmë dihej, por diçka e tillë është një idiotësi e vërtetë.
Peshku-varëse çelësash është një shpikje makabër e cila ka nisur gjatë olimpiadave të Pekinit, ku bëhej fjalë për një aksesor nga të shumtit që ndodhej në rrugët e kryeqytetit, ku dhe mund të blihej. Megjithatë duhet të bëni kujdes: varësja e çelësave zgjat vetëm katër orë, kohë e cila lidhet me maksimumin e oksigjenit që mundtë shfrytëzojë peshku në një “ambient” të tillë
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani janë krijuar dhe varëse çelësash me breshka të gjalla.
r.b/NOA