Shkup, 10 prill, NOA -K ryetari i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar, Gafurr Adili deklaroi se edhe kriza në Kosovë është pjesë e përplasjes së interesave të SHBA-ve dhe Rusinë në Ballkanin Perëndimor.
Por ai shpreh bindjen se në ‘betejën’ për Kosovën do të triumfojnë SHBA-të, ndërsa në Maqedoni do të triumfojë Rusia.
“Le ta shohim se kush do të triumfojë. Kam bindjen e patundur se do të triumfojnë SHBA-të. Kurse në IRJM (FYROM) do të triumfojë Rusia, sepse shumë shpejt (pas zgjedhjeve që do të mbahen në IRJM (të cilat edhe kësaj radhe do t'i fitojë serbofili Nikolla Gruevski) dhe edhe pas përfundimit të bisedimeve Kosovë-Serbi, do të krijohet Unioni Serbi-Maqedoni-Republika Srbska”, është shprehur Adili për mediat rumune,
Adili flet edhe për rolin e kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin në krijimin e Unionit Serbi-Maqedoni-Republika Srbska.
“Kam informacione shumë të sakta, nga brenda radhëve të VMRO-DPMN të Nikolla Gruevskit, se në vizitën që më 30 prill 2011, kur në Beograd do të vjen Vladimir Putin, Kryeministër i Rusisë, fshehurazi dhe "Top-Secret" do të shkojë edhe serbo-rusofili Nikolla Gruevski dhe aty do të vendoset edhe për Unionin Serbi-Maqedoni-Republika Srbska”, ka shtuar Adili.
NOA