English

Qytet e mëdha, një motiv më shumë drejt depresionit

Milano, 10 Prill NOA - Apati, ankth, pagjumësi, humbje përqendrimi: janë këto disa prej sindromave që shoqërojnë drejt një depresioni të mundshëm, e “keqja e errët” që ditët e sotme është duke prekur gjithnjë e më shumë persona dhe shpesh herë qëndron në heshtje, duke marrë me vete ata që janë shumë të lidhur në raporte shoqërore dhe aktivitete të përditshme.

Pikërisht në lidhje me këtë shqetësim të madh që po prek njerëzimin, në Milano është duke u mbajtur një konventë ndërkombëtare, e cila po merret me faktorët e sipërpërmendur që çojnë drejt kësaj sëmundje.

Rezultatet e këtyre faktorëve japin të dhëna jo shumë dekurajuese në lidhje me qytetet e mëdha dhe kjo në lidhje me ambientin dhe kushtet shoqërore.

Shqetësimet mendore janë në një masë më të madhe pikërisht në këto vende, madje u vu re se në rritje, një fenomen i tillë është dhe në lagjet e varfra dhe në periferitë e qyteteve.

Ky rrezik, i cili në këto vende është më i lartë, lidhet me shumë mundësi me pakënaqësitë e shumta, frikën dhe pasigurinë që i kushtëzon personat. r.b/NOA

KOMENTE