Mitrovicë, 10 prill, NOA - Persona të strukturave paralele serbe në pjesën veriore të vendit kanë penguar punonjësit e USAID-it të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Lajmi është konfirmuar nga vet agjencia amerikane e zhvillimit, e cila punon prej kohësh në përmirësimin e kushteve të jetesës së banoreve dhe në projekte të ndryshme për zhvillim.
“Njerëzit të cilët pretendojnë se i kanë në zemër interesat e popullatës i kanë pamundësuar qytetarët e Kosovës veriore të shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar kontrata, të krijojnë vende të punës dhe të mundësojnë rritjen e bizneseve të vogla”, thuhet në një njoftim për media të USAID-it.
NOA