Në Siri dhe në Jemen ka pasur sërish demonstrata kundër pushtetmbajtësve autoritarë Bashar al Asad dhe Ali Abdullah Saleh. Në kryeqytetin jemenas Sanaa dhe në qytete të tjera forcat e sigurisë shtinë mbi demonstruesit.
Pati të plagosur dhe të paktën një të vrarë. Në qytetin sirian Daraa forcat policore shtinë sipas të dhënave të një organizate për të drejtat e njeriut mbi një karvan funerali për demonstruesit e vrarë të premten. Sipas saj, shumë vetë janë plagosur.
Në sheshin Tahrir në qendër të Kajros demonstruan sërish mijëra vetë kundër këshillit ushtarak, që qeveris në Egjipt. Natën duke u gdhirë e shtunë ishin vrarë dy vetë kur ushtarët zbrazën sheshin.
NOA/DV