English

Shokuese, mjekët gjejnë një gërshërë në barkun e 35-vjeçares braziliane

Sao Paolo, 10 prill 2011, NOA - Mjekët në spitalin e Sao Poalos në Brazil nuk u besuan syve kur gjetën në barkun e një 35-vjeçareje një gërshërë metalike. E vërteta rrënqethëse doli në dritë pas kryerjes së radiografisë dhe ekzaminimit të saj nga mjekët.

Siç dhe u vërtetua më vonë gërshëra prej metali ishte harruar në barkun e 35-vjeçares Veronika Kruz gjatë një operacioni, që mjekët kishin kryer para 3 vjetësh në barkun e saj.

Gruaja braziliane kishte ndjerë shpesh dhembje të forta barku, por analizat e thjeshta nuk kishin arritur të zbulonin se në barkun e saj ndodhej një gërshërë metalike.

Gërshëra metalike e gjetur në barkun e Kruz ishte e përmasave jo të vogla.

Mjekët që e konstatuan praninë e saj në trupin e 35-vjeçares besojnë se kirurgët e kanë harruar atë nga nxitimi.

Veronika Kruz do t’i nënshtrohet sërish një operacioni në bark për të nxjerrë gërshërën metalike, ndërsa ka deklaruar se do të hedhë në gjyq mjekët dhe spitalin ku ajo kreu operacionin.

mit/NOA

KOMENTE
  • deshira09:38 - 11 Prill 2011
    Eshte me te vertet e tmerrshme kjo qe sapo lexova.....!