E diel, 10 prill 2011, NOA- Të rinjve u mjafton vetëm të rrinë vetëm një ditë pa telefon ose internet, për të shfaqur shenjat e para të ngjashme të varësisë me personat që janë konsumatorë të drogës ose alkoolit.
Këtë fakt e kanë nxjerrë rezultatet e studimeve të projektit “The World Unplugged”, e universitetit të Maryland, e përqendruar mbi 10 studentë nga vende të ndryshme nga njëri-tjetri, por të bashkuar nga varësia telefon/internet.
Studentët prisnin që nga ky studim të kishin një lloj trysnie ose shtypjeje, por nuk e prisnin kurrsesi që të kishin ndjenjën e vetmisë, panikut, ankthit e një sërë krizash të tjera.
a.y/NOA