Fier, 10 prill, NOA – Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Fier, raporton se personi i arrestuar është Luftar Peleçi.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, ku Luftar Peleçi së bashku me djalin e tij,
Florian Peleçi kanë qëlluar më armë personin me inicialet K.H.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 56-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal. Ndërkohë që djali i tij është shpallur në kërkim nga policia.
a.k/NOA