English

Vriten 30 luftëtarë opozitarë në Misrata të Libisë

Libi, 10 prill, NOA - Një zëdhënës i kryengritësve në Libi, që veten e identifikoi si Abdelsalem, tha se nga një sulm i trupave qeveritare në qytetin perëndimor, Misrata, janë vrarë së paku 30 kryengritës.

Ai tha se forcat lojale ndaj regjimit të Muamer Gadafi, të shtunën, e sulmuan qytetin Misrata në tri fronte. Sipas këtij zëdhënësi, kryengritësit ia dolën “të përgjigjen me luftë” dhe i parandaluan forcat e Gadafit, që të bëjnë progres.

Më herët, NATO-ja tha se forcat e saj po i shtonin operacionet rreth qytetit Misrata. Një zyrtar i aleancës, që foli në kushte të anonimitetit, tha se aeroplanët e NATO-s i kanë goditur 15 tanke afër këtij qyteti.

NOA/RFE

KOMENTE