Fort Davis-Teksas, 10 prill 2011, NOA - Zjarret masive kanë shkaktuar një katastrofë të përmasave biblike në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Më shumë se 330 mijë hektarë janë bërë shkrumb e hi nga flakët e zjarrit, të cilat kanë nisur që prej ditës së mërkurë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në Fort Davis dhe zonat përreth.
Situata ka vënë në alarm autoritetet, të cilat kanë evakuuar deri më tani mbi 1 mijë persona, ndërsa u është bërë thirrje banorëve të tjerë të jenë gati për një evakuim të mundshëm në ditët në vijim.
Përmirësimi i situatës duket i vështirë pasi specialistët e Shërbimit Meteorologjik flasin për një përkeqësim të motit dhe shtim të erërave, të cilat favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.
mit/NOA