English

1 muaj nga tsunami, Japonia: 13 mijë të vdekur, 14.500 ende të zhdukur

Tokio, 11 prill, NOA – Mbi 13 mijë njerëz të vdekur dhe 14.500 ende të zhdukur, pa përmendur me dhjetëra të prekur nga rrezatimet radioaktive.

Ky është bilanci zyrtar përfundimtar i të prekurve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit dhe tsunamit shkatërrues, që u shënua një muaj më parë në Japoni.

I publikuar nga autoritetet japoneze pikërisht në 1-mujorin e fatkeqësisë, raporti tregon sesi ajo preku dhe dëmtoi seriozisht edhe centralin atomik Fukushima, duke e kthyer atë në emergjencën më serioze atomike në botë, pas asaj që ajo pësoi nga shpërthimi i reaktorit të Çernobilit, 25 vjet më parë.

Ndërkaq, shuma e llogaritur për të riparuar të gjitha dëmtimet nga kjo fatkeqësi natyrore, rezulton të jetë të paktën 300 miliardë dollarë.

n.e/NOA

KOMENTE