English

Arvizu: Të ndalet dhuna elektorale, politika jo një ndeshje futbolli

Fier, 11 prill 2011, NOA – Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu duke marrë shkas nga incidentet elektorale që kanë përfshirë fushatën për zgjedhjet vendore të 8 majit i ka bërë thirrje forcave politike të bashkëpunojnë për demokracinë dhe të mos ndeshen në fushatë si në një ndeshje futbolli.

Nga qyteti i Fierit ku u takua me përfaqësuesit vendorë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara shprehu shqetësimin e tij incidentet e ditëve të fundit, duke apeluar për një fushatë zgjedhore qytetare.

Duke iu referuar incidenteve elektorale dhe deklaratave të ashpra politike nga të dyja krahët që ndokojnë edhe në irritimin e militantëve ambasadori amerikan u shpreh se politika shqiptare është shndërruar në një ndeshje futbolli.

Ai bëri thirrje të ndalet dhuna elektorale, pasi sikundër tha Arvizu përparësi duhet të kenë vetëm mbarëvajtja e zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Në këtë prizëm ai evidentoi se OSBE-ODIHR ka nisur të shqyrtojë problemet zgjedhore.

Ambasadori Arvizu tha se nevojitet një decentralizim i mirëfilltë i pushtetit vendor, i cili do të mundësonte një funksionim më të mirë të demokracisë si dhe bashkëpunim i ngushtë mes palëve.

mit/NOA

KOMENTE