English

Deputetja e parë shqiptare në Zvicrë

Zvicër, 11 prill, NOA - Shqiptarët në Zvicër përveç se me sport, futboll apo boks, së fundi po dëshmohen edhe me inkuadrimin e suksesshëm të tyre në skenën politike zvicerane. Sot në Zvicër, në kantonin e Luzernit, kemi një deputete e posazgjedhur me orgjinë nga Kosova. Ajo është Ylfete Fanaj.

Shqiptaro-zvicerania Ylfete Fanaj, e lindur në Kosovë (Prizren) e cila prej kohësh merr pjesë në aktivitetet politike të Zvicrës dhe si kurorëzim i angazhimit të saj del se ajo nga sot është deputete e Partisë Socialdemokrate, në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Dhe me këtë rast 28-vjeçarja, bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur drejtpërsëdrejti si përfaqësuese e qytetarëve në nivel kantoni, në Zvicër. Ajo ka qenë deputete në Parlamentin e Qytetit të Lucernit. Ylfete Fanaj ka pas vetes një aktivitet të dendur jo vetëm në sferën e politikës por angazhimeve tjera në jetën shoqërore dhe organizat tjera joqeveritare (ONG). Ajo njëkohësisht është edhe kryetare e asociacionit Second@s, organizatë kjo e njohur në Zvicër.

Fillimisht Ylfeten e pyetëm se si e ka pritur ketë zgjedhje nga populli zviceran. Ajo është shprehur e kënaqur duke shtuar se, "kjo është një fitore jo vetëm e imja, por edhe e partisë të cilës i takoj dhe njëkohësisht elektoratit tonë dhe në favor të komuniteti të imazhit tonë shqiptarë në Zvicër duke treguar se ne dimë të merremi me politikë dhe jemi mirë të integruar mirë në atë vend ku jetojmë dhe veprojmë”.

Ndërsa për integrimin e shqiptarëve në Zvicër ajo shprehet se, "ne shqiptarët në Zvicër jemi në rrugë të mbarë të integrimeve ç’ka falë kushteve dhe zviceranëve, miqve tanë na e kanë mundësuar një gjë të tillë, për të avancuar me inkuadrimin tonë në sferat shoqërore dhe në institucionet vendore të Zvicrës..Megjithatë mbetet edhe shumë punë dhe angazhim, sidomos të institucioneve tona për një integrim edhe më të mirë në vendin ku jetojmë.."

Duke folur për rolin dhe angazhimin e femrës shqiptare në politikë qoftë në Zvicër apo Kosovë deputetja e re Ylfete Fanaj ka përshëndetur zgjedhjen e Atifete Jahjagës në krye të shtetit të Kasovës.

“Me emërimin e një femre shqiptare si presidente e një shteti është një surprizë historike për popullin tonë dhe padyshim është një sukses i tolerancës gjinore dhe demokracisë së mirëfilltë në Kosovë duke dëshmuar para botës se ndër popullin tonë kemi edhe ferma të afta si në vend, ashtu edhe jashtë”, thotë ajo.

NOA/PreshevaJonë

KOMENTE