Fier, 11 prill, NOA - Bardhosh Myrtaj, djali i njëri prej 4 të vrarëve në demonstratën e datës 21 janar, Faik Myrtajt, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në afërsi të shtëpisë së tij.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se 22 vjeçari Myrtaj është gjetur i vdekur pak metra larg banesës së tij. Nuk bëhen të ditura nga ana e policisë ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa dyshimet e para lidhem me vetëvrasje. Mëgjithatë do të jetë vetëm raporti mjekoligjor që do të saktësojë shkaqet e vdekjes. Lajmi është konfirmuar nga xhaxhai i viktimës
Deputetë te Partisë Socialiste kanë shkuar në spitalin e Fierit dhe kanë kontaktuar me familjarët. Myrtaj banonte në fshatin Kreshpan të Fierit dhe sipas raportimeve paraprake i është gjetur vetëm një plumb në trup.
a.k/NOA (vijon...)