English

Kryediplomati egjiptian në Tiranë, ligjëron për transformimet demokratike

Tiranë, 11 Prill, NOA – Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Egjiptit, Ahmed Amin Fathallai, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, do të pritet sot në një takim të veçantë nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Mësohet paraprakisht nga agjencia e Lajmeve NOA, se temat kryesore të bisedës mes dy personaliteteve të larta do të jenë zhvillimet demokratike në Egjipt dhe ecuria e mëtejshme e marrdhënieve mes dy vendeve tona.

Pa harruar as prekjen e problemeve ballkanike, ku një vend të natyrshëm në bisedën mes Haxhinastos dhe Fathallait, ka për të zënë edhe Kosova.

Më tej, është parashikuar që personaliteti i lartë egjiptian të marrë pjesë në debatin e hapur mbi “Transformimet demokratike në Egjipt”, organizuar nga Universiteti UFO, në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike.

n.e/NOA

KOMENTE