English

Meta: Vlora do të votojë kundër arrogancës

Vlorë, 11 prill, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi nga qyteti i Vlorës se zgjedhja e kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin” në njësitë vendore do të sjellë më shumë punësim dhe investime në këto zona.

Në takimin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Meta ka theksuar se “më 8 maj, qytetarët e Vlorës do votojnë kundër arrogancës se politikës së mbrapshtë”. Ai ka theksuar se kandidati i mazhorancës, Ardian Kollozi do të shmang betonizimin e mëtejshëm të qytetit bregdetar.

“Qytetarët e Vlorës do të shpërfillin arrogancën që kanë pasur këto vite ndaj jam i bindur se me 8 maj anëtarët dhe simpatizantët e LSI- do të votojnë për një alternativë të së ardhmes për një alternativë, e cila do të ketë në vëmendje të parë interesat e qytetarëve vlonjate. Unë i bindur se me zgjedhjen e z. Kollozi si kryebashkiak ku do të hidhet një hap i rëndësishëm për qeverisjen e këtij qyteti. Ndaj të gjitha votat për Adrian Kollozin dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyre që ajo të ketë një përfaqësim sa më shumë të fuqishëm në të gjitha këshillat bashkiake dhe vendore”, tha Meta.

Kandidati i Aleancës për Qytetarin për Kandidat për Kryetar Bashkie, Ardian Kollozi duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e LSI-së në garën e tij elektorale për zgjedhjet e 8 majit, u shpreh se “ndjehem i vlerësuar dhe i respektuar që më jepet rasti që të marr fjalën këtu para jush në këtë takim përpara çeljes së fushatës elektorale të një subjekti të rëndësishëm, pjesëtarë të Aleancës për Qytetarin, unë jam tashmë në këtë rrugë të përbashkët me ju, me këtë aksion politik që kërkon t’ju kthejë Vlorës së nëpërkëmbur së cilës është kompromentuar e ardhmja”, tha Kollozi

Ai u shpreh se në drejtimin e baskisë do të ndërtoj Vlorën e së ardhmes në bazë të një masterplani që në konsultë me komunitetin, me grupet e interesit duke shfrytëzuar biznesin dhe ekspertizën evropiane të projektojmë në mënyrë definitive Vlorën e fëmijëve tonë dhe të së ardhmes.

“Në këtë projekt tonin ambicioz dhe i hartuar bashkërisht ne do ti japim përgjigje të gjithave problemeve që ka Vlora që janë të shumta dhe të gjithanshme, pastrimi, gjelbërimi, jeta kulturore dhe artistike. Ne kërkojmë që me 8 Maj të na jepet shansi që të fitojmë Bashkinë e Vlorës dhe ti kthejmë dinjitetin, të presim100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarjen tonë të madhe, ditën fatlume të vlonjateve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Kollozi.

Në takimin e zhvilluar me elektoratin e LSI-së ka folur dhe Kryetari i LSI-së së Vlorës Shkëlqim Selamit.

“Ne sot jemi këtu për ti dhënë mbështetjen tonë maksimale kandidatit për Bashkinë e Vlorës Z. Adrian Kollozi që ta kthejmë këtë bashki në një instrument të qytetëruar dhe jo si sot që është kthyer në shërbim të një klani të caktuar për interesat personale.“Ne të gjithë bashkë do të punojmë maksimalisht qe të kemi mazhorancën më të madhe në komuna dhe në bashki që neve të mbajmë premtimet që i kemi dhënë elektoratit dhe që kemi në plane të përbashkëta” u shpreh ai.

a.k/NOA

KOMENTE