Pekin, 11 Prill NOA - Policia në Pekin ka arrestuar me dhjetëra besimtarë të një kishe kristiane që po kërkonin të luteshin në një hapësirë publike dhe kjo pasi ishin dëbuar nga vendi në të cilin ata luteshin zakonisht.
Lideri i kishës së Shouwang, e cila nuk është e regjistruar, u kishte thënë lutësve të tij të shkonin në një vend me qiell të hapur në Pekin për ditën e dielë.
Megjithatë autoritetet mbërritën menjëherë në vend ngjarje dhe ndaluan çdo predikim të mundshëm.
r.b/NOA