English

Për një drejtim të ri të Vlorës

“Unë jam i bindur se në zgjedhjet e 8 Majit të gjithë qytetarët do të gjykojnë më voton e tyre projektin më të mirë për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se qytetarët e Vlorës ku i ka sytë i gjithë Shqipëria jo vetëm për të festuar ngjarje te rëndësishme por edhe përsa i përket zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë”...

Nga Ilir Meta*

Të dashura motra dhe vëllezër. Është kënaqësi e veçantë që të jem këtu në Vlorë dhe të shpreh mbështetjen e plotë për fitoren e të gjithë kandidatëve për Aleancën e Qytetarit në qytetin e Vlorës dhe në mënyrë të veçantë për Kandidatin e Aleancës për Qytetarin për Bashkinë e Vlorës Zotin Adrian Kollozi. Por kështu dua të falënderoj dhe të shpreh mbështetjen më të plotë të cilët të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim konkurrojnë në siglën e Aleancës për Qytetarin, në Bashkinë e Orikumit me kandidat Arben Sulaj, komunën e Kotës me kandidat Ardit Gjokaj dhe Vilson Lalaj si kryetar në komunën e Vranishtit.

Unë jam i bindur se në zgjedhjet e 8 Majit të gjithë qytetarët do të gjykojnë më voton e tyre projektin më të mirë për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se qytetarët e Vlorës ku i ka sytë i gjithë Shqipëria jo vetëm për të festuar ngjarje te rëndësishme por edhe përsa i përket zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë.

Qytetarët e Vlorës do të shpërfillin arrogancën që kanë pasur këto vite ndaj jam i bindur se me 8 maj anëtarët dhe simpatizantët e LSI- do të votojnë për një alternativë të së ardhmes për një alternativë e cila do të ketë në vëmendje të parë interesat e qytetarëve vlonjate. Unë i bindur se me zgjedhjen e z. Kollozi si kryebashkiak ku do të hidhet një hap i rëndësishëm për qeverisjen e këtij qyteti. Ndaj të gjitha votat për Adrian Kollozin dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyre që ajo të ketë një përfaqësim sa më shumë të fuqishëm në të gjitha këshillat bashkiake dhe vendore.

Koalicioni ynë për integrimin bëri realitet ëndrrën më të madhe e të gjithëve qytetarëve por edhe vlonjate atë të heqjes se vizave, kush me shumë kanë qenë vlonjatet apo shqiptarët që kanë lënë jetën për të shkuar në Itali apo në vende të tjera. Dhe ishin standardet të arritura nga ky koalicion që të gjithë vlonjatet pa dallim paritë të kenë të drejtën të lëvizin të lirë. Unë jam i bindur se vota juaj për 8 Majin do të na ndihmojë të gjithëve dhe do të jemi në paqe dhe harmoni pa dallim partie.

Vlonjatët dhe shqiptarët me 8 Maj do të hedhin një hap të sigurt drejt zhvillimit të vendit, demokracisë dhe integrimit të mëtejshme në Bashkimin Europian. Unë jam shumë i kënaqur që dëgjoj në këto zgjedhje vendore për herë të parë kryetarët e Bashkive, nga Lulzim Basha për Tiranën, Luan Topçiu në Pogradec apo Adrian Kollozit këtu në Vlorë dhe roli i tyre do të jetë rritja e punësimit pasi deri më sot kryetarët e bashkive të vetme kompetencë kishin heqjen dhe vënien e administratës dhe nuk kishin asnjë lloj vullneti për të nxitur projekte me investitorë vendas apo te huaj në mënyrë që të rritet punësimi.

Prandaj qëllimi, motivi jonë i Koalicionit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në të gjitha koalicionet vendore do të mbetet punësimi. gjithashtu edhe investimi për kualifikimin profesional pasi kjo është e domosdoshme për të rijntë për t’ju përshtatur tregut të punës. Prandaj ju ftoj që me 8 Maj të marrin pjesë në mënyrë energjike në këto zgjedhje të rëndësishme për Vlorën dhe 100 vjetorin e pavarësisë ta festojmë me madhështi së bashku me një kryetar të ri të Bashkie dhe ti bashkojmë vlonjatet dhe mos ti ndajmë si tani. Suksese dhe fitore

*Fjalimi i Kryetari të LSI-së, Ilir Meta në takimin e zhvilluar dje në Vlorë.

KOMENTE