Tërbuf, (Fier), 11 prill, - Kandidati i koalicionit qeverisës “Aleanca për Qytetarin”, në komunën Tërbuf të Fierit, ka zgjedhur të bëjë fushatë duke shfrytëzuar në mënyrë provokuese sloganet e kundërshtarëve të tij.
Sloganin e Partisë Socialiste, “E vetmja rrugë”, kandidati Astrit Dervishi e ka vendosur parullë të madhe por duke e modifikuar; “PS, e vetmja rrugë për të vjedhur Tërbufin”.
Ky ndryshim i sloganit ka sjellë dhe reagimin e kandidatit të Partisë Socialiste Eltinor Mahmutaj.
Ai e ka cilësuar këtë parrullë si tepër provokuese dhe ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe Kodit Zgjedhor që ndaloj denigrimin e kundërshtarit dhe përdorimin e simboleve.
Ndërsa kandidati i koalicioni PD-LSI, Dervishi e ka cilësuar këtë si një veprim ligjore dhe aspak në kundërshtim me rregullat e garës.
a.k/NOA