Angli, 11 Prill NOA - Tre banane në ditë dhe reduktohet rreziku për të pësuar goditje kardiake.
Këtë fakt e mbështesin studiuesit e Universitetit anglez Warwick që, së bashku me ata të Universitetit të Napolit, pohojnë se konsumimi i një banane për çdo vakt redukton me rreth 21% mundësinë për të pësuar një goditje kardiake.
Merita me sa duket i takon “potassio”, që me sa duket ul presionin e gjakut: një sasi prej 1600 miligramësh, redukton pak a shumë me një të pestën rrezikun e një goditjeje kardiake.
Ky studim u publikua në “Journal of the American College of Cardiology”.
r.b/NOA