English

Zëvendësministri Peka kallëzon penalisht për shpifje drejtorin Premçi

Tiranë, 11 prill 2011, NOA – Pas incidenteve të djeshme elektorale mes militantëve të PS-së dhe PD-së një konflikt i hapur ka dalë në sipërfaqe mes Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale të Policisë së Shtetit Shemsi Premçi dhe zëvendësministrit të Brendshëm Avenir Peka, i cili e ka kallëzuar penalisht Premçin për shpifje për shkak të detyrës.

Në një deklaratë për mediat ministria e Brendshme garanton opinionin publik se në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk do të lejojë keqpërdorimin e Policisë së Shtetit për asnjë arsye apo motiv që bie ndesh me Ligjin për Policinë e Shtetit.

Ajo i bën thirrje forcave politike të qëndrojnë larg përpjekjeve për të instrumentalizuar politikisht struktura apo efektivë të Policisë së Shtetit.

mit/NOA

KOMENTE