English

Zjarr në spitalin nr.5 të QSUT, asnjë i lënduar

Tiranë, 11 Prill, NOA – Flakë zjarri janë shfaqur orët e para të mëngjesit nga mjediset e

spitalit nr.5 të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ngjarja bëhet me dije nga burimet e policisë së Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është bërë e mundur që flakët të shuhen shpejt pa shkaktuar të lënduar.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet prej orësh në QSUT-së, duke hetuar dhe marrë në pyetje dëshmitarët pacientë, për të kuptuar edhe shkaqet e vërteta të rënies së flakëve.

Mësohet se zjarri ka rënë në dy dhoma të katit të dytë pavionit të neurologjisë dhe pista e parë, është ajo e shkëndijës elektrike ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE