English

Arrestohet shqiptari, abuzonte seksualisht me motrat minorene të gruas

Fermo, (Itali) 12 prill, NOA – Një 29-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar sot nga policia Italiane në provincën e Fermos në Itali pasi akuzohet për abuzim seksual me minorene. 29-vjeçari, i cili punonte në një fabrikë prej tre vitesh ka abuzuar seksualisht me kunatat e tij.

Ngjarja e rëndë është zbuluar nga të afërmit e gruas.

Motrat e saj kanë treguar te prindërit se kunati prej tre vitesh ka abuzuar seksualisht me to.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për faktin se tri vajzat kanë qenë minorene. “Njëra prej tyre 12 vjeç, ndërsa dy të tjerat, binjake, nga 17 vjeç”, raportojnë mediat italiane.

Ai kishte arritur që për tre vite të ushtronte presion mbi vajzat duke i trembur ato për të mos treguar.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka arrestuar 29-vjeçarin dhe ndaj tij ka nisur hetimi.

Për arsye etike, emrat e vajzave dhe emri i të arrestuarit nuk janë bërë publike nga policia italiane.

NOA/ANSA

KOMENTE