Lezhë, 12 prill 2011, NOA- Në vijim të fjalës së tij kreu i qeverisë Sali Berisha, u premtoi banorëve se do të njohin subvencionimet më të mëdha në bujqësi si dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë investimet.
Ai tha më tej se alternativa e maxhorancës i garanton çdo qytetari vendin e tij dhe fjalën e tij, pasi edhe këto zgjedhje deklaroi ai, janë pikërisht për qytetarët.
Më tej Kryeministri Berisha tha se, “Ata që iu servirin ju rrugën e etërve, apo rrugën e vetme, ju e dini vetë çdo t’u thoni. Unë u them thjesht se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për projekte, shkolla, rrugë etj. Por e fundit që kanë nevoja janë sharjet dhe sulmet personale. Prandaj ne shkojmë drejt 8 majit të sigurt dhe me një fitore të sigurt, pasi ajo është fitore e të gjithëve por mbi të gjitha e qytetarëve”.
Në mbyllje të fjalës së tij kreu i maxhorancës u bëri edhe një herë thirrje kandidatëve që të vazhdojnë punën e tyre me qytetarët dhe për qytetarët.
a.y/NOA