English

Dako banorëve: Unë kam zgjedhur punën, kundërshtari fjalët

Durrës, 12 prill 2011, NOA- Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime me qytetarë në disa lagje të qytetit për t’u kërkuar votën për herë të dytë.

Ai është ndalur në lagjet 5, 6 dhe 14 të qytetit, ku është njohur me vlerësimet dhe kritikat e banorëve për ndryshimet në këto zona.

Më tej ai ka dëgjuar edhe kërkesat e tyre me qëllim që bashkia t’i gërshetojë si pjesë e programit të saj për katër vitet që vinë.

“Ne jemi të përkushtuar për të vijuar punën me një intensitet gjithnjë e më të madh. Alternativa jonë është puna. Jemi rruga e vetme për ndryshimin e mëtejshëm të qytetit tonë të dashur. Unë vij me punë konkrete për t’u ballafaquar me ju, si dhe me projekte konkrete për të ardhmen. Unë kam zgjedhur punën, kundërshtari fjalët”, u tha Dakua banorëve.

Më tej ai ka siguruar qytetarët se investimet në këto zona, do të vijojnë edhe gjatë katër viteve që vinë.

Sipas tij në katër vitet e ardhshme qyteti i Durrësit do të ketë disa qendra dhe jo vetëm një.

a.y/NOA

KOMENTE