English

FBI: Janë gjetur trupa jashtëtokësorësh në disqet që kanë rënë

SHBA, 12 Prill NOA - “Tre forma trupash jashtëtokësore në çdo disk fluturues”.

FBI ka rihapur sërish debatin mbi UFO. Në bazë të rregullave të “Freedom of Information Act” e dëshiruar nga qeverisja e Obamës, agjencia ka publikuar në sitin e saj në internet, disa dokumente sekrete që paraqesin disqet fluturuese në Meksikë në vitin 1950 dhe në Utah në 1949.

I pari njihet si “Incidenti Roswell". Në raportin e publikuar në rrjet, të firmosur nga agjenti i FBI Guy Hottel, i datuar më 22 mars 1950, është konfirmuar se në Meksikë janë gjetur tre disqe fluturues të një diametri prej 16 metrash me një pjesë më të ngritur në qendër. Në dokument lexohej se në çdo disk ishin “tre trupa jashtëtokësorësh, të gjatë rreth me pak se një metër dhe të veshur me diçka metalike”.

Disqet me sa janë bërë e ditur ka rënë si pasojë e interferencave elektronike që janë shkaktuar nga radarët ushtarakë.

r.b/NOA

KOMENTE