Tiranë, 12 NOA, 2011 - Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë në bashkëpunim me Qendrën e Aleancës Gjinore për Zhvillim dhe Shoqatën për Integrimin e Zonave Rurale, organizojnë nesër forumin me temë “Vlerësimi i Komunitetit për Qeverisjen” për Rajonin e Tiranës.
Takimi zhvillohet më datë 13 prill, në orën 14.00, në Hotel Rogner, salla Viena-Prague.
Në këtë forum do të prezantohen rezultatet e “Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen” për Rajonin e Tiranës, qëllimi i të cilit është adresimi i nevojave të grave në politikat lokale të qeverisjes vendore në prag të zgjedhjeve si edhe avokimi për përfshirjen e tyre në programet elektorale të partive politike për zgjedhjet vendore 2011.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësueset e forumeve politike të grave, punonjëse të administratës së qeverisjes vendore në Tiranë, aktiviste të shoqërisë civile, medias, organizatave ndërkombëtare, etj. Forumi mbështetet nga UN Women dhe UNDP.
a.k/NOA