English

Kapet me qese farmacie të mbushura me drogë, arrestohet 21-vjeçari

Tiranë, 12 prill, NOA – Forcat e Policisë së Tiranës, kanë kryer arrestimin në flagrancë të 21-vjeçarit, Mario Avdia, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të kryeqytetit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 19.20 pranë KESH-it, është kapur në flagrancë me qese farmacie të mbushura me lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë 5 gram me gjithë ambalazh.

n.e/NOA

KOMENTE