Meksikë, 12 Prill NOA - Njëzet e tetë persona, mes të cilëve dhe me aftësi të kufizuara, kanë mbetur të vdekur në dhunën që ka përfshirë Meksikën në fundjavë si rrjedhojë e përleshjeve të trafikantëve të drogës, në veçanti në shtetet e Chihuahua dhe Sinaloa.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale.
Kjo ofensivë e lançuar nga presidenti meksikan Felipe Calderon gjatë mbërritjes së tij në dhjetor të 2006 kundër narkotrafikantëve, me mbështetjen e 50 mijë ushtarëve, ka numëruar zyrtarisht më shumë se 34 mijë të vdekur.
r.b/NOA