English

Meta: Ferdinand Xhaferri dhe LSI, alternativa e punësimit të Durrsakëve

Durrës, 12 prill 2011, NOA- Nga qyteti i Durrësit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se në 8 maj ky qytet do të njohë ndryshimin e vërtetë.

Ndër të tjera ai shtoi se Durrësi ka për t’u transformuar shumë shpejt sepse ka më shumë probleme nga qytetet e tjera, pasi shtoi ai, qyteti ka nevojë të vejë të parët qytetarët, e pastaj të vijë kryetari i bashkisë.

Në këtë qytet deklaroi Meta, aleanca e betonit do të njohë ndëshkimin më të madh.

“Ne i hoqëm vizat të gjithë qytetarëve shqiptar e Durrsakë pa diskriminuar asnjë, prandaj jam i bindur se në 8 maj do të shprehet vullneti i lirë duke votuar për Ferdinand Xhaferrin dhe LSI-në, votohet për projektin që vë të parin qytetarin”, u shpreh kreu i LSI-së.

Sipas Metës, ky koalicion merret seriozisht me projektin e punësimit, gjë për të cilin maxhoranca është provuar.

Ai bëri thirrje edhe njëherë që ti jepet mbështetja maksimale kandidatit të koalicionit “Aleanca e qytetarit”, pasi sipas kreut të LSI-së, vetëm kështu Durrësi do të njohë transformimin e vërtetë.

a.y/NOA

KOMENTE