English

Meta: Kandidatët e koalicionit, projekte konkrete për Tiranën

Tiranë, 12 prill, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për Njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë, Arben Tafaj.

Meta ka vlerësuar angazhimin e Tafaj për kandidimin e tij në emër të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” u shpreh i sigurt në fitoren e kandidatëve të këtij koalicioni në zgjedhjet e 8 majit.

“Unë besoj se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme, sepse duke qenë zgjedhje që do të kontribuojnë që zgjidhjen e problemeve të qytetarit, të komunitetit në radhë të parë, këto zgjedhje do të ndihmojnë për të përmirësuar më shumë jetën komuniteteve dhe natyrisht në të gjithë shoqërinë tonë, sepse shumë nga problemet më të mëdha që ju ndeshni çdo ditë, në komunitetin ku ju jetoni, janë probleme për të cilat duhet të kujdeset pushteti vendor, njësia vendore dhe në rastin konkret dhe bashkia e kryeqytetit”, u shpreh Meta.

Kandidatët e Koalicionit “Aleanca për Qytetarët” janë tepër serioz,- shtoi Meta, - sepse ashtu sikurse z. Basha që kandidon për Bashkinë e Tiranës, ashtu dhe kandidatët e tjera, kanë dal para komunitetit të qytetit tonë me program konkret.

“Unë jam i bindur se në këto zgjedhje Tirana do të votojë për veten e saj, sepse Tirana është shtuar dhe do të shtohet ky është një proces që nuk do të ndërpritet nga askush. Por problemet që vijnë për shkak të rritjes së qytetit i duhet paraprirë nga bashkia dhe njësitë bashkiake me projekte konkrete”, tha Meta.

Në këtë takim kreu i LSI shoqërohej nga Kryetari i LSI-së për Njësinë Nr. 8, Dritan Ylli si dhe nga të tjerë drejtues të LSI.

Duke përshëndetur banorët e kësaj njësie bashkiake për ndihmën dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në punën e tij të përditshme si kreu i LSI-së në këtë njësi, Ylli është shprehur tepër optimist për suksesin që do të ketë koalicioni “Aleanca për Qytetarin” në këto zgjedhje administrative.

Duke mbetur në këtë argument dhe kandidati për këtë njësi bashkiake Arben Tafaj, ka vlerësuar për punën dhe mbështetjen e pareshtur që LSI po jep për kandidimin e tij.

Jam shumë mirënjohës u shpreh Tafaj për punën dhe mbështetjen që po me jepni në kandidimin tim në këtë njësi . Puna dhe mbështetja juaj jam shumë i sigurt që do të finalizohet jo vetëm me fitoren time por me fitoren e të gjithë kandidatëve tanë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

a.k.NOA

KOMENTE