Tiranë, 12 prill, NOA - Delegacioni i Këshillit të Europës ka nisur sot takimet me drejtuesit politik në vend dhe ka para nga afër përgatitjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjet e 8 majit.
Kryetarja e delegacionit të KiE-së Hana Richtermocova pas takimin me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani, tha se delegacioni po ndjek nga afër situatën dhe po ndihmon institucionet për të arritur zgjedhje me standarde.
“Jemi në Shqipëri për të ndihmuar për zgjedhjet vendore të 8 majit” theksoi Richtermocova.
Nga ana tjetër, Richtermocova nuk pranoi të komentonte për mediat incidentet e fundit që kanë ndodhur në vend gjatë fushatës elektorale. Delegacioni i KiE-së do të zhvillojë takime edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, ku pritet të jap një konferencë për mediat, si dhe me Zv. ministrin e Brendshëm Ferdinand Poni.
a.k./NOA