SHBA, 12 Prill NOA - Në fillim e pranon dhe më pas pohon se ka hequr dorë.
Edhe Natalie Portman, fituese e çmimit Oskar, ka “njolla” në të kaluarën e saj.
Faktikisht aktorja amerikane, ka pranuar se në adoleshencë ajo ka tymos marijuhanë.
Megjithatë është për tu theksuar se diçka e tillë ka ndodhur vetëm në kohët e kolegjit.
Tani në moshën 29-vjeçare, ajo paraqet një “zonjë të pjekur” dhe betohet se me marijuhanën ajo i ka mbyllur kontaktet.
Së shpejti aktorja bukuroshe do të jetë në sallat e kinemasë me komedinë “Your Highness”, në të cilën Portman shfaqet në topless dhe perizoma.
r.b/NOA