Tiranë, 12 prill 2011, NOA- Një incident është shënuar pak minuta më parë në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet.
Një 18-vjeçar me iniciale A.Doçi ka ngelur i plagosur me thikë gjatë përgatitjes së terrenit për mbërritjen e kreut të opozitës dhe kandidatit për bashkinë e Tiranës Edi Rama, për një takim me qytetarët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake mësohet të ketë qenë një konflikt mes të riut dhe një personi tjetër por që më pas ka përfshirë edhe dhjetë të tjerë, duke bërë që i dëmtuari Doçi të përfundojë në spital.
Sapo është sinjalizuar për rastin policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të vënë në pranga autorin e plagosjes.
a.y/NOA