Tiranë, 12 prill, NOA – Drejtoria e Policisë së Tiranës, përmes njësisë rajonale të Qarkullimit Rrugor, ka marrë të gjitha masat policore për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Siç ajo bën me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, në zbatim të planit të masave “Për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së shërbimeve të policisë rrugore dhe të rendit në drejtim të parandalimit të aksidenteve dhe në funksion të rritjes së sigurisë në rrugë”, është hartuar një plan masash me detyra konkrete që iu është dërguar 6 komisariateve të Tiranës.
Ndër masat e marra është parashikuar një bashkëpunim edhe më i frytshëm më Njësinë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qytetit të Tiranës dhe në veçanti, në akset rrugore të zonave rurale.
Gjithashtu, shtim të masave policore, ka patur në disa segmente rrugore të qytetit të Tiranës, në të cilat po zhvillohen punime, ku për shkak të lëvizjes së ngadalte të automjeteve kemi dhe rendim e vështirësi të trafikut, me qëllim parandalimin e incidenteve rrugore e normalizimin e qarkullimit.
n.e/NOA