English

Rama: Do të ndihmojmë biznesin

Tiranë, 12 prill, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka premtuar sot më pak taksa për biznesin në kryeqytet. Gjatë takimeve të zhvilluara në Njësinë Bashkiake Nr. 8, Rama ka theksuar se bashkia do të jetë në ndihmë të biznesit dhe do të zgjidh problemet e tyre.

Në njësinë numër 8, Rama ka prezantuar kandidatin Sadi Vorpsi.

“Vorpsi s’ka teser partie, por teser qytetarie. Qeveria i merr rreth 4 milionë lekë biznesit me anë të TVSH-së dhe tatim-fitimit. Pas 8 majit biznesi i vogël do paguajë vetëm dy taksa. Ndërsa qeveria më 8 maj do të japë llogari për papunësinë dhe varfërinë”, tha Rama gjatë takimit me banorët e kësaj njësie bashkiake në Tiranë.

a.k.NOA

KOMENTE