English

Rama: Vota e 8 majit, fatura që do paguaj qeveria për gënjeshtrat dhe papunësinë

Tiranë, 12 prill 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë pasdites së sotme u ndal në njësinë numër 8 në kryeqytet, për të prezantuar kandidatin e kësaj minibashkie Sadi Vorpsi.

Gjatë fjalës së mbajtur para qytetarëve Rama tha: “Ja ku e keni Sadi Vorpsin, pa teser partie, me teser qytetarie”.

Gjatë takimeve që zhvilloi me banorët, tregtarët dhe të vetëpunësuarit, kreu i bashkisë së kryeqytetit tha se, do krijohen më shumë lehtësira për biznesin: “Të gjithë duhet ta dinë, dhe sidomos për biznesmenët e vegjël, se mesatarisht 1 milion lekë i paguan një biznes bashkisë në vit, 4 milionë ja merr qeveria me TVSH, me tatim fitimi, tatim mbi rrogat. Vetëm për mirëmbajtjen e kasës që kanë vënë tani i marrin biznesit më shumë sesa për pastrimin e Tiranës gjatë gjithë vitit. E kuptoni se ku kemi rënë! Vetëm dy taksa për biznesin. Taksa e biznesit të vogël dhe taksa e pastrimit e gjelbërimit. Asnjë gjë tjetër. Gjithë të tjerat kur të vijmë ne në pushtet do t’i heqim.”

Më tej tha se ai tha se në 8 maj qytetarët do të ndëshkojnë keqqeverisjen me votë.

Sipas tij, kjo votë duhet të jetë një faturë për qeverinë që ka shtuar papunësinë, varfërinë, për shtrenjtimin e jetesës, taksat e larta, për të gjitha.

Rama tha se tashmë qytetarët janë ngopur me gënjeshtrat e qeverisë dhe me demagogjinë boshe të saj, që nga njëra anë thotë po rris rrogat e pensionet e në anën tjetër çmimet rriten shumëfish më tepër.

a.y/NOA

KOMENTE