English

Aleanca Kuq e Zi në Durrës, firmoset peticioni kundër regjistrimit etnik dhe fetar

Durrës, 13 prill, NOA – Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë sot paradite në qytetin e Durrësit, për të ftuar qytetarët e tij që të firmosin peticionin kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike dhe fetare.

Janë me dhjetëra qytetarë të cilët i janë drejtuar muzeut të këtij qyteti, ku edhe është vendosur stenda e Aleancës Kuq e Zi, për të firmosur në kuadrin e kësaj nisme qytetare.

Ky veprim është ndërmarrë në kuadrin e asaj që ky organizëm e ka cilësuar si platforma e plan-veprimit kundër këtij lloji regjistrimi të popullsisë.

Synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për ta arritur një gjë të tillë, Aleanca Kuq e Zi, synon që të shkojë dhe të firmoset kudo ku jetojnë shqiptarë.

Deri tani, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm në disa qytete të vendit, si Vlorë, Elbasan , Pogradec etj.

n.e/NOA

KOMENTE