English

Ashton: Regjimi libian duhet t'i japë fund dhunës kundër qytetarëve

Bruksel, 13 prill, NOA – Bashkimi Evropian do të sigurojë një plan të posaçëm ndihmash humanitare për në Libi.

Kanë qenë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, të cilët në një takim e kanë diskutuar këtë çështje dhe kanë rënë dakord në parim për një koncept angazhimi në vendin afrikano-verior të konfliktit.

Nga ana e saj, komisionerja për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, u bëri sërish thirrje mbështetësve të Gadafit, që të angazhohen për një tranzicion paqësor në demokraci.

"Regjimi libian duhet t'i japë fund dhunës kundër qytetarëve dhe të respektojë të drejtat e njeriut. Dhe ata që bashkëpunojnë me regjimin kanë një alternativë: ata mund të vazhdojnë të mbështesin represionin brutal të kolonel Gadafit ose mund të punojnë për një kalim të rregullt në demokraci. Midis të tjerash ne mbetemi shumë të shqetësuar për situatën humanitare në Libi", mësohet të jetë shprehuar ajo.

n.e/NOA

KOMENTE