Tiranë, 13 prill, NOA - Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me 31 intelektualë të kryeqytetit, ku u është përgjigjur interesit të tyre në lidhje me idetë që ka për zhvillimin e Tiranës.
Në takimin e dytë më intelektualët, Basha u shpreh se “unë kam nevojë akute të dëgjoj zërin qytetarë, të paprekur nga vulgu i interesit politik”.
Ai ka prezantuar një pjesë të projekteve të tij, duke theksuar se prioriteti i tij është decentralizimi i pushtetit vendor dhe punësimi.
“Platforma ime propozon një qeverisje të decentralizuar. Kompetenca dhe përgjegjshmëri sa më afër qytetarit. Më një respekt reciprok. Në këtë kontekst, konsensusi i ndërtuar ndërmjet dialogut, që ka në qendër interesin qytetarë, duhet dhe do të jetë baza e qeverisjes së nesërme”, tha Basha.
Duke folur për çështjen e taksave, Basha shtoi se “Unë kam prezantuar një projekt fiskal, i cili dje mori dhe votën e zotit Rama”.
Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, ka theksuar se kryebashkiaku i Tiranës duhet të jetë personi që ofron dialog me institucionet e tjera dhe jo një atentator i konsensusit.
“Qytetari i i parë i Tiranës ka detyrim të ndërtojë konsensus dhe jo të jetë atentati i parë i konsensusit”, tha Basha.
Duke folur për punësimin ai u shpreh se Unaza e Madhe është projekti i tij kryesor, ndërsa shtoi se do të ketë një platformë për punësimin.
a.k/NOAc