Fier, 13 prill 2011, NOA- (Update) Në vijim të fjalës së tij Kryeministri Berisha tha se ekonominë e falimentuar, maxhoranca e ktheu në ekonomi suksesi, madje shtoi se janë rritur rrogat e investimet.
Ai deklaroi se, “Unë ju ftoj të votoni alternativën e cila synon të zgjidhë problemet tuaja, prandaj unë vij në këtë qytet me në keqardhje të thellë pasi janë me qindra e mijëra familje Fierake që ecin në rrugën me baltë të tyre. Kurse Kryeministri juaj shkon komunë më komunë dhe u premton fshatrave që do të bëhen si lagjet e qyteteve”.
Ne kemi 6-fishuar fondet për pushtetin lokal dhe të gjitha këto tha ai janë për rrugët, transportin dhe infrastrukturën e zonave.
Kryeministri Berisha tha se, “Shokët e rrugës së vetme i kthejnë fondet në rroga, prandaj ju ftoj të votoni alternativën e cila do i japë përgjigjen më të shkëlqyer kësaj rruge, pasi ju garantoj se Ilir Bele do të asfaltoj që në vitet e para të mandatit të tij çdo rrugë e rrugicë”.
Ai tha se Fieri do të ketë jo një por disa dalje në det për të qenë një nga pikat kryesore turistike, madje theksoi Berisha edhe ujrat e lumit Gjanica do të jenë të pastra dhe asgjë e ndotur nuk do të derdhet në to, as mbetje nafte e asgjë tjetër.
Ndërsa fermerët e Fierit, tha Kryeministri do kreditohen për punimet e produkteve të tyre bujqësore, por theksoi ai që një nga arritjet më të mëdha ka qenë Shqipëria turistike, për të cilën Shqipëria ia doli dhe u shpall destinacioni i parë turistik për gjithë botën, pasi Shqipëria u shpall e bukura e dheut.
“Alternativa e vetmisë apo e rrugës së vetme, është alternativa tjetër, por unë u them këtyre shokëve se Shqiptarët janë qytetarë të lirë dhe qytetarët e lirë nuk e pranojnë rrugën e vetme, pasi ajo rrugë është vetëm mashtrim. Në liri çdo njeri ka rrugën e tij, çdo e njeri e ndërton rrugën e tij mbi bazë të kapaciteteve të tij, prandaj së bashku ne bashkohemi të gjithë për një Shqipëri Europiane dhe për Integrimin e përbashkët”, deklaroi Berisha.
Më tej shefi i maxhorancës theksoi se, Kreu i Partisë Socialiste Vlonjatëve u thotë se nuk ka qenë Shpëtimi kryetar bashkie por Berisha, as në Fier nuk ka qenë Baftjari por Berisha.
Në këtë linjë, mbyllje të fjalës së tij kryeministrit Berisha tha se, “Këta shokë përpiqen të flasin për një model të përbaltur, dhe të taksave stratosferike dhe i katërfishimit të shpenzimeve, prandaj ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohen në problematikën e përbashkët që të zgjidhen gjithë problemet, që nga rrogat e deri te investimet”.
a.y/NOA