English

Berisha në Fier: Investimet tona shumë- fish më të mëdha se në 8 vitet e PS

Fier, 13 prill 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha këtë pasdite është ndalur në qytetin e Fierit për të prezantuar kandidatin për bashkinë e këtij qyteti Ilir Bele.

Gjatë fjalës së tij shefi i maxhorancës dhe kryesuesi i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, u shpreh se, Bele do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë.

“Ju përshëndes gjithë qytetarët e Fierit dhe ju garantoj se kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Fierit, dhe kryetarët e tjerë vendor do të ndërtojnë infrastrukturën më moderne në të gjithë qytetin e komunat e gjithë Fierit. Në katër vitet që vijnë Fieri do jetë një nga qendrat më të zhvilluara të gjithë Shqipërisë, pasi ne jemi të vendosur të investojmë katër herë në shumë në mënyrë që qytetarët të jetojnë në kushte infrastrukturore të njëjta me ata të qytetarëve europianë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Më tej ai tha se edhe në katër vitet e shkuara janë investuar mbi 400 milionë euro, dhe 260 km rrugë.

Ai shtoi se investimet kanë qenë shumë herë më të mëdha se sa në tetë vitet e qeverisë socialiste.

Madje shtoi ai janë mbjellë me mijëra hektarë ullinj, madje tha Kryeministri Berisha, fermerët Fierakë do të subvencionohen për të gjitha investimet në bujqësi. (vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE